Një 77-vjeçar, ka mbetur i plagosur në Elbasan si pasojë se banesa e tij u përfshi nga flakët.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katundi i Ri, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale I.L.

 

Sipas policisë 77-vjeçari është lënduar në përpjekje për të shuar flakët në banesë.

 

Ai është dërguar për mjekim në Spitalin e Elbasanit.

 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit e bombolës së gazit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re