Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Gramshit dhe jo vetëm. Babai me dy djemtë e tij dhe kushëriri i tyre u futën për t’u larë në Liqenin e Banjës dhe nuk dolën më prej aty.

Policia u njoftua nga familjarët rreth orës 19:00, pasi katër shtetasit nuk po i përgjigjeshin në telefon.

Në momentin që është shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dy motoçikleta, 3 celuarë dhe rrobat e katër shtetasve.

Polumbarët e RENEA-s nisin menjëherë kërkimet dhe pas gati 4 orësh, u bë e mundur gjetja  dhe nxjerrja e trupave nga liqeni.r.t/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re