Gazetarja Anila Basha e kujton shef Kasemin si një njeri që ishte shumë miqësor dhe çdo problemi të gazetarëve në redaksi mundohej t’i jepte zgjidhje.

“Ai ishte njëri nga ne”-shprehet gazetarja.

Basha: Do ta vlerësoj si gjithmonë, ishte njeri i surprizave, atehërë kur mendoje se gjithçka kishte marrë fund ai dilte me idetë e tij brilante dhe ekstravagante.

Kur doli me idenë e Fax News, i thashë cfarë është ky budallik dhe ai më tha “Ki besim tek drejtori!”.

Mblodhi që në fillim gazetarë cilësorë, kur shkonim te zyrat e vogla dhe redaksia gumëzhinte nga njerëz që të ftonin të uleshe, ai kishte një energji të pashtershme.

Një njeri shumë miqësor ndërsa imponimin e drejtorit apo shefit ia thonim për respekt si një njeri që zgjidhte hallin e çdo njeriu brenda redaksisë. Ai ishte njëri nga ne, merrte të gjitha hallet tona i çonte te Kela dhe fëmijët dhe të nesërmen vinte e na thoshte shiko se drejtori mendon kështu për ta zgjidhur.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re