Skip to content

I mituri me monopatinë përplaset me makinën dhe përfudon në spital. Referohen në Prokurori dhe dy vepra penale për…

ambulance naten

Policia Rrugore në Vlorë njofton për aksidentet rrugore të ndodhura në orët e fundit në qarkun jugor.

Sipas Policisë Rrugore, ditën e djeshme, një 15-vjeçar duke drejtuar një monopatinë, është përplasur me një mjet dhe për pasojë është dëmtuar.

“Më datë 16.11.2024, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, një shtetas i mitur 15 vjeç, duke drejtuar një monopatinë elektrike, është përplasur me automjetin tip “Peugeot” të parkuar dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht, 15-vjeçari ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën”, tha Policia Rrugore Vlorë.

Ndërsa, janë referuar në prokurori dy vepra penale për një shofer në Vlorë, që ka përplasur një 67-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

“Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” pasi më datë 16.11.2024, në rrugën “Demokracia”, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar biçikletën, është aksidentuar nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes. 67-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit”, njofton Policia Rrugore e qytetit bregdetar.