Një i mitur rreth 6-vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në Bathore.

 

Policia në njoftimin për media bëjnë me dije se i mituri aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Kamzë/Informacion paraprak

 

Më datë 09.06.2023, në lagjen nr. 6 në Bathore, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës një e mitur 6-vjeçare.

 

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re