Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Zenisht të Burrelit.

Siç bën me dije policia, rreth orës 08:40, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re