Një 20-vjeçar është plagosur me thikë nga një i mitur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (30 maj) në lagjen “Popullore” në Shijak.
Policia thotë se autori i dyshuar është shtetasi S.J 14-vjeç, i cili është shoqëruar nga policia, ndërkohë i plagosur shtetasi R.K është transportuar në spital.
Plagosja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
“Rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore”, Shijak, shtetasi i mitur S. J., 14 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta shtetasin R. K, 20 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi S. J, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.”, thote policia.
Nderkohe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.
