Arrestohet nje grabites serial ne Elbasan.

 

Pas marrjes së kallëzimit nga administratori i një dyqani, për vjedhjen e disa produkteve në dyqanin e tij, uniformat blu kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Ne kuadër të operacionit “Përsëritësi”, bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, i shtetasit Emiljano Sinani, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

-Më datë 09.01.2023, gjatë natës, dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore, në një dyqan;

-Më datë 08.01.2023, dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një dyqan, në lagjen “Partizani”;

-Po më datë 08.01.2023, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, dyshohet se ka vjedhur baterinë e një makine;

-Më datë 04.01.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka cigaresh, në një dyqan, në lagjen “Skënderbej”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re