Policia e Shtetit ka finalizuar sot në 11 janar operacionin e koduar “Skema”, pas një hetimi për mashtrim dhe kultivim të bimëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, K. T., I. Gj., A. L., E. B. dhe L. M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke iu prezantuar si i njohur i tyre, personit që ra pre e mashtrimit, i kanë marrë shumën prej 40.000 euro.

Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku një biznesmen 55-vjeçar nga Shkodra, i cili merret me këmbimin e parave, u mashtrua nëpërmjet aplikacionit Viber.

Të akuzuarit i shkruan duke u prezantuar si persona të njohur dhe të afërt, duke i kërkuar të sillte 40 mijë euro për t’i këmbyer. Kur i dëmtuari shkoi në Rinas, ata i morën paratë. Pas kësaj, ai bëri kallëzim në polici, e cila nisi hetimin.

Gjatë hetimit, Policia identifikoi 5 persona të përfshirë, vunë në pranga 3 prej tyre dhe shpallën në kërkim 2 të tjerë. Sipas Policisë, K. T., 36 vjeç, banues në Divjakë, I. Gj., 24 vjeç, banues në Divjakë, A. L., 39 vjeç dhe E. Rr., 38 vjeç, banues në Kavajë janë vënë në pranga, ndërsa E. B., 34 vjeç dhe L. M., 35 vjeç janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e A. L., ku u gjet edhe E. Rr., u zbulua një ambient i përshtatur me pajisje elektrike për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë operacionit u sekuestrua edhe kokainë dhe 1 automjet tip “Audi Q5”, me të cilin 5 personat janë larguar pas marrjes së shumës prej 40.000 euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re