VLORE 

Një 34-vjeçar është kapur nga Policia e Vlorës për “Mashtrim”. Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi me qëllim ekzekutimin e vendimit nr.288, datë 30.07.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar me 8 (tetë) muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal.

Mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi K.K, më datë 27.07.2017, shtetasi R.A., i ka marrë një shumë parash prej 1500 euro në këmbim të një automjeti, por si përfundim shtetasi K.K nuk ka marrë as mjetin dhe as paratë.

Gjithashtu bëjmë me dije se shtetasi R.A, ka qenë i arrestuar më parë nga Policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” (neni 283).

(e.f/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re