Skip to content

I mori 8 mije euro një gruaje për një gjyq, kapet mashtruesi nga Korça

Policia e Korcës arrestoi shtetasin Elvis Gjata 31 vjec, banues në këtë qytet.

 

Po ashtu nisi procedimi penal dhe u shpallën në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

 

Të tre këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd.