Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi akuzohet se i ka marrë me forcë çantën një të miture.

Në kuadër të operacionit të koduar “Dark”, është bërë i mundur arrestimi dhe ndalimi i shtetasit me iniciale S.K. 24 vjeç.

Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë ndonëse ishte veshur me të zeza dhe mbante kapuç në kokë. 24-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal pasi është dënuar 2 herë për vjedhje.

I vodhi me dhunë, çantën e dorës, një shtetaseje së mitur, falë veprimeve të shpejta nga Policia, brenda pak orësh, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.  

24-vjeçari, i dënuar dy herë më parë, për vjedhje.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas njoftimit për një rast të vjedhjes me dhunë, në lagjen “30 Vjetori”, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të strukturave të Komisariatit të Policisë Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dark”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 24 vjeç, banues në Berat, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.    

Nga pamjet filmike dhe provat e tjera të siguruara nga Policia, ka rezultuar se ky shtetas i ka vjedhur me dhunë, çantën e dorës, një shtetaseje të mitur.  

Çanta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë””, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re