Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim. I riu i kishte marrë automjetin një shtetasi dhe nuk ia kishte kthyer më.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi përmes mashtrimit, i ka marrë një shtetasi, automjetin dhe nuk ia ka kthyer më.”, njoftoi policia.

Gjithashtu janë proceduar edhe dy të tjerë pasi kanë hedhur sende plastike në drejtim të arbitrit gjatë një ndeshje futbolli në Mallakastër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. B., 27 vjeç dhe L. R., 22 vjeç, të dy banues në Ballsh, pasi gjatë një ndeshjeje futbolli, në stadiumin “Adush Muça”, kanë hedhur sende plastike, në drejtim të arbitrit.”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re