Policia e kryeqytetit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme 5 persona për venpra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 24-vjeçar i cili përmes presionit psikologjik i ka marrë një shumë prej 200 mijë lekësh të vjetra një vajze të mitur 15-vjeçare.

Gjithashtu blutë e kryeqytetit kanë arrestuar një 36-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.

Personat e tjerë të ndaluar:

Gj. S., 55 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar i kanë vjedhur portofolin shtetases O. H.

J. D., 34 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij iu gjet një sasi lënde narkotike.

O.N., 35 vjeç, K. M., 33 vjeç dhe S. S., 29 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan prokurorisësë tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. D., 34 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lënde narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. S., 55 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar i kanë vjedhur portofolin shtetases O. H.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 24 vjeç, pasi nëpërmjet presionit psikologjik i ka marrë rreth 20.000 lekë të reja një 15-vjeçare.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. L., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

O. N., 35 vjeç, K. M., 33 vjeç dhe S. S., 29 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re