Një i moshuar raportohet se ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash brenda një shpelle në fshatin Balldren të Lezhës.
Mësohet se i moshuar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka humbur jetën ndërsa forcat zjarrfikëse po tentojnë të nxjerrin trupin.
Kanë qenë familjarët që kanë ngritur alarmin pasi i moshuari ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Pas disa orësh kërkime, ai është gjetur brenda në një shpellë në malin përballë shtëpisë së tij.
Autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.