Një 75-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen e tij.

 

Policia njofton se i moshuari ka dalë në mëngjes në orën 10:00 nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

 

Djali i tij ka bërë denoncimin në polici, për të gjetur babain e tij.

 

Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi T. L., 30 vjeç, banues në Tiranë, se ditën e djeshme, rreth orës 10:00, ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin H. L., 75 vjeç, banues në fshatin Sebisht, Librazhd, i cili pasi ka dalë nga banesa në mëngjes nuk është kthyer më. Policia vijon punën për gjetjen e 75-vjeçarit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko