Skip to content

I moshuari gjendet i mbytur në plazhin e vjetër të Vlorës


Është gjetur i mbytur në Plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës një shtetas rreth 70 vjeç. Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima dyshohet të ketë qenë pushues.

Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës, ende aktiv/ Ndërhyrja e vështirë, shkak shpërthimet e minave
Ende nuk dihet nëse ai ka qenë banor i zonës apo turist, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta, mund të jetë mbytur aksidentalisht ose të ketë pësuar një arrest kardiak.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, e cila transportoi trupin e 70-vjeçarit drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës.

Deri më tani nuk është bërë e ditur identiteti i viktimës.