Gjendet një i moshuar pa shenja jete anës rrugës Transballkanike.

 

Dyshohet paraprakisht se ka ndërruar jetë nga ataku kardiak. Trupi është përcjellë në morgun e qytetit, ndërsa policia vazhdon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 11:30, në lagjen Kushtrim, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi A. A., 76 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

 

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re