Një 63 vjeçar i zhdukur prej 9 ditësh dhe për të cilin ishin vënë në kërkim të afërm, por edhe njësi të shumta të Policisë është gjetur i pajetë. Bëhet fjalë për shtetasin Sefedin Lleshi, që u gjet në orët e vona të mbrëmjes së sotme i pajetë

Ai rezultonte i zhdukur në fshatin Rreth-Kalë të njësisë administrative Muhurr në Dibër. Trupi i 63-vjeçarit u gjet në ujërat e lumit Drin, në komunën Zall Dardhë. Ishin banorët e fshatit që e konstatuan trupin e viktimës megjithatë mësohet se ai u nxor nga forcat e policisë.

Familjarët e 63-vjeçarit treguan se ai kishte qenë duke kaluar lumin me kalë në datën 5 Maj. Pas disa orësh, kali u kthye i përgjakur dhe i lagur, ndërsa nuk kishte asnjë shenjë nga Sefedin Lleshi. Familjarët kishin bërë denoncim në Policinë e Dibrës për të nisur kërkimet, por vetëm sot u bë e mundur gjetja e trupit të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re