Një i moshuar 78-vjeçar është arrestuar nga policia në Greqi, pasi akuzohet se ka përdhunuar mbesën e tij të mitur.

Mediat greke shkruajnë se i moshuari dyshohet se që nga fillimi i vitit 2017 deri në fund të vitit 2019 ka ushtruar dhunë fizike duke e detyruar mbesën e tij atëherë 9-vjeçare, të tolerojë aktet seksuale.

Përdhunimi i të miturës ka ndodhur në banesën e 78-vjeçarit, kur nëna e fëmijës ndodhej në një pjesë tjetër të shtëpisë me gjyshen e vogëlushes.

Në fakt, siç rezultoi nga hetimi i policisë, herën e parë që 78-vjeçari ngacmoi mbesën e tij, ai filloi t’i prekte organet gjenitale, duke e pyetur vazhdimisht nëse i pëlqente.

I moshuari u arrestua mëngjesin e kësaj të shtune dhe u akuzua për përdhunim të përsëritur të një të mituri, akte seksuale të përsëritura dhe abuzim me një të mitur nën moshën 14 vjeç./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re