Skip to content

I moshuari në Memaliaj del pozitiv në testin e koronavirusit

Një i moshuar në Memaliaj të Tepelenës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

I moshuari ishte kthyer nga pushimet në Greqi dhe kishte shfaqur shenja të virusit.

Pasi ka kryer tamponin në Sarandë, ai ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

I moshuari u vendos në karantinë, ndërsa paralelisht ka nisur hetimi epidemiologjik për këtë rast.