Dritan Leli i ka dhënë ndihmën e parë një të moshuari në bregdetin e Vlorës.

Leli është ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes teksa një i moshuar nuk është ndjerë mirë dhe ka kërkuar ndihmën e ambulancës.

Kryebashkiaku i Vlorës, mjek për nga profesioni i ka dhënë ndihmën e parë të moshuarit i cili kishte pësuar parainfrakt.

Pas marrjes së ndihmës së parë, në afërsi të Lungomares ka mbërritur ambulanca e cila ka transportuar të moshuarin drejt spitalit Rajonal të Vlorës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re