Për shumëkënd është e mistershme sesi në këtë lëndinë të madhe ka kaq shumë lule të verdha që përgjatë pranverës përpijnë të gjelbrën e barit.

Ka kaq shumë lule, saqë e kupton se nuk janë rritur rastësisht aty. Pati, kjo grua në moshë, e njeh historinë e këtyre luleve dhe se përse ato janë kaq të shumta.

“Kur kaloj përgjatë rrugës këtu pranë, më mbushen sytë me lot…. kështu i kujtoj ata”-tregoi ajo për CBS, teksa shpjegoi se përse në këtë lëndinë ka kaq shumë lule.

Arsyeja është e thjeshtë, dashuria e një burri për të shoqen e ndjerë. Bad dhe Florensa kishin qenë të martuar prej mëse 60 vitesh. Dikur kjo tokë u përkiste atyre si pronë dhe Florensa i dashuronte lulet e verdha.

Ajo ndërroi jetë disa vite më parë dhe në nderim të saj, i shoqi nisi të mbjellë vit për vit lulet e verdha, si një formë për ta kujtuar prezencën e saj. Badi mbolli lule derisa pati fuqi. Edhe pse në moshë të thyer, arriti të mbjellë afro 40 mijë lule, derisa ndërroi jetë edhe ai në vitin 2019.

Pas vdekjes së çiftit të të moshuarve Mekuejd, toka doli në shitje. Një tokë e mbushur me një bukuri të rrallë, por që mund të shërbente për të ndërtuar një bllok me pallate. Fatmirësisht nuk ndodhi ashtu. Kjo grua e bleu tokën dhe kur mësoi se ishte një histori dashurie ajo që e kishte zbukuruar lëndinën me lule, vendosi ta lërë të tillë, si një metaforë e vend ku njerëzit të mund të shëtisnin.

“Mendoj se njëlloj si dashuria e atij burri, lëndina e lulet këtu vijojnë të rriten. Nuk do të doja që ta humbja këtë bukuri”-tregoi Stejsi, pronarja e re e tokës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re