74-vjeçari me inicialet V. T., banor i fshatit Metoq, bashkia Sarandë, është transportuar nga familjarët e tij në urgjencën ‘Stefan Mekshi’ në Sarandë, pasi ka tentuar që të vetëhelmohet.

Sipas bluzave të bardha 74-vjeçari dyshohet të ketë konsumuar fostoksinë dhe për rrjedhojë situata e tij, edhe pse ndihma mjekësore është e pandërprere, është kritike për jetën.

Specialistë të hetimit ndodhen në spital dhe janë duke marrë në pyetje familjarët për të zbardhur shkakun se pse 74-vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re