Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 88-vjeçar ka vrarë me pushkë gjahu gruan e tij, 84-vjeçe.

 

Protothema.gr raporton se i moshuari nuk ka dhënë shpjegime të qarta për motivin e vrasjes, por ka deklaruar se mes tij dhe bashkëshortes ka pasur probleme që e kanë çuar përfundimisht drejt krimit.

 

“Nuk kam kaluar mirë me të, ndaj e vrava”, mësohet të ketë thënë i moshuari para uniformave blu.

 

Historia tragjike ka ndodhur mesditën e së enjtes në zonën e Kalkidës kur 88-vjeçari ka marrë pushkën e gjuetisë dhe ka qëlluar 84-vjeçaren për vdekje.

 

Duhet theksuar se, sipas të dhënave të deritanishme, i moshuari nuk përballet me probleme psikologjike dhe dyshohet se ka vepruar me mendje të kthjellët.

 

Duhet theksuar se, sipas të dhënave të deritanishme, i moshuari nuk përballet me probleme psikologjike dhe dyshohet se ka vepruar me mendje të kthjellët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re