Departamenti i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij.

Pas lajmit të botuar nga Zëri i Amerikës, ka reaguar edhe kryetari i bashkisë Durrës.

“Nuk kam asnjë koment. Nuk di asgjë për vendimin”, është shprehur kryetari i bashkisë së Durrësit.

Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, thekson se Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re