Një pallat në Golem ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e tërmetit 6.4 ballë Righter.

Banorët thonë se kanë vetëm 2 vjet që jetojnë në atë zonë dhe se duan që pallati të inspektohet nga specialistët. Ata shprehen se duan të dinë nëse mund të vazhdojnë të jetojnë në këtë pallat.

“Kjo godinë është e re dhe nuk ka më shumë se 2 vjet që banohet e është në gjendje katastrofike. Është ndërtuar më 2018. Thjesht duhet të vijnë strukturat përkatëse dhe të shikojnë nëse ky pallat është më i banueshëm apo jo.

Nuk ka ardhur askush që të interesohet. Ne duam të dimë nëse ia vlen të jetojmë më apo jo në këtë godinë. Shembja e mundshme e pallatit mund të rrezikojë edhe banesat përreth”, deklaroi banori.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=0SD4gHCImJA]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re