Skip to content

“I ndjej akoma thikat pas shpine”, Malaj: Brenda PS kishte njerëz që donin të kishin mandat të përjetshëm si ministra apo drejtues

Ish deputeti socialist, Arben Malaj flet për karrierën e tij politike në emisionin “Me Xhaxhiun” në studion e Fax News:

Krahas momenteve kryesore a mund të zbuloni edhe burimin e motivimit tuaj?

Udhëtimi im në politikë ka qenë i vështirë, unë akoma ndjej dhimbja nga thikat prapa shpine, nga sulmet në gazeta, shpifjet, akuzat sidomos nga njerëzit brenda PS të cilët mendonin se duhet të kishin mandate të përjetshme si ministra apo në drejtimin e partisë Socialiste. Por nuk ka asgjë, sidomos për ne që jemi ekonomistë, kjo punë është kosot dhe benefite. Do paguash kostot. Cili është benefiti? Ka njerëz që benefitin e shohin tek pasuria material por ka edhe nga ata që e shohin në përfitimi shpirtëror.

Unë zgjodha të shërbeja në forcën e majtë, jo vetëm për shkak të rrënjëve, pasi babain tim e kishin përjashtuar më herët ashtu sic më përjashtuan edhe mua nga Partia Socialiste. Por kishte një gjë që profesorët më të mirë ata që i admironim, morën detyrën më të përgjithshme për ristrukturimin e një partie nga partia e punës tek një parti që do duhet të përshtatej me sfidat e vendit në një sistem të ri politik dhe ekonomik. Kështu që sinqerisht nuk kam pasur apo nuk kam ndonjë dëshirë të jashtëzakonshme që patjetër të isha në nivele të larta. Karriera ime filloi në bankë, 6 vite. Kam qenë nga ekonomistët e parë shqiptarë që punova në Bashkimin Europian për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si drejtor për Durrës-Tiranë-Kavajë por gjithmonë kam pasur ambicien për të studiuar.

Unë kam pasur gjithmonë një shprehje në jetë, që i përkiste një mentaliteti hebre ku thuhej se: pasurinë mund ta marrin, floririn mund ta marrin se kanë pasur edhe flori, pronën ta shkatërrojnë, por dijen nuk ta marrin dot pa të marrë jetën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb