Gjykata ka dhënë masën e ‘arrestit shtëpiak’ për biznesmenin nga Saranda Mihal Kote i cili akuzohet për mashtrim të produkteve ushqimore dhe ndryshim të dative të skadencave.

FaxNews mëson se ishte prokuroria ajo e cila  kërkoi masën e arrestit në shtëpi pasi I pandehuri ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është shtruar në spital.

Kujtojmë se specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me AKU-në, arrestuan 62-vjeçarin, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij tregtar u konstatua se Kote kishte ndryshuar datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte.

Ai kishte paraqitur etiketa të rreme të disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të pa pajisura me fatura tatimore me TVSH.

Një ish-punonjëse e këtij subjekti tregoi për një emission investigativ se gjithçka aty ishte e falsifikuar dhe jashtë standardeve të konsumit. Në ambientet e këtij subjekti mblidhej vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe ri-ambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re