I Ngarkuari me Punë i SHBA, David Wisner, është takuar sot me me Krytaren Klotida Bushka, dhe nën-Kryetaren Dhurata Çupi, të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut.

Në një postim të  Ambasadës, konfirmohet qëndrimi i SHBA mbi nevojën për të çuar përpara procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Gjithashtu, Ambasada rithekson rëndësinë që ka shumica dhe opozita në një demokraci. I ngarkuari me punë ka vënë theksin tek natyra kritike e përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

🇦🇱 Për të diskutuar përparësitë legjislative të Kuvendit, I Ngarkuari me Punë i SHBA David Ëisner u takua me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut sot pasdite. Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re