Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një gjuetar ka qëlluar për vdekje një 30-vjeçar dhe vajzën e tij 9-vjeçe pasi “i ngatërroi për drer”.

Sipas autoriteteve amerikane Kim Drawdy, 30-vjeç dhe vajza e tij Lauren Drawdy, 9-vjeçe, kishin dalë në gjueti së bashku me dy persona të tjerë dhe po punonin për të afruar prenë brenda territorit të qitjes në Charleston.

Por një prej gjuetarëve hapi zjarr duke i marrë jetën babait dhe vajzës. Vdekjet po hetohen nga Departamenti Amerikan i Rezervave Natyrore.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re