Mediet spanjolle i kanë kushtuar një artikull arrestimit të Lulzim Berishës, i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.

““Me rrezikshmëri të lartë shoqëror”.

Lexo edhe :Related Posts

Kështu e cilësoi policia shqiptare ditën e djeshme një të arratisur të rrezikshëm nga vendi i cili u arrestua këtë të enjte nga Policia Kombëtare në Alicante”, kështu nis artikulli i Informacion.es.

Imazhi i të arrestuarit në Alicante, i publikuar në disa media shqiptare, është më tepër ai i një turisti që ka zgjedhur Costa Blanca si destinacion pushimi dhe jo i një ish-kreu të një bande kriminale, i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri.

Lulzim Berisha, 52 vjeç, u gjet dhe u arrestua në një operacion të kryer në Alicante, ku me sa duket përdorte dokumentacion bullgar për të mos u zbuluar.

I arratisuri u kap pasi policia shqiptare njoftoi policinë spanjolle.

Berisha pas arrestimit u transferua në Madrid dhe sot do të vihet në dispozicion të Gjykatës Qendrore Hetimore. Burime pranë çështjes sigurojnë se Lulzim Berisha do të kundërshtojë ekstradimin në vendin e tij.

Duke iu referuar raportimeve në mediet shqiptare, Informaciones.es shkruan se “Lulzim Berisha ishte kreu i një bande kriminale në qytetin shqiptar të Durrësit dhe u gjykua dhe u dënua së bashku me anëtarë të tjerë të organizatës për disa vrasje.”

Ai u arrestua në prill të vitit 2006 në Maqedoni dhe në vitin 2016 mundi të linte burgun me kusht për arsye shëndetësore pa vuajtur dënimin prej 25 vitesh të vendosur pasi Gjykata e Lartë Shqiptare hoqi dënimin fillestar të përjetshëm.

Pas lirimit, dolën prova që e lidhnin me krime të tjera dhe u urdhërua fillimisht arrestimi dhe më pas burgimi, sipas asaj që u publikua në mediat shqiptare. Megjithatë, ai u largua nga vendi dhe vendndodhja e tij nuk dihej deri në arrestimin e tij në Alicante./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re