Gjykata e Tiranës ka dënuar me  5 vite burgim Orges Bilbilin, i arrestuar një vit më parë në zonën e “Xhamllikut”. Togat e zeza të kryeqytetit e gjetën atë  fajtor për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje për shkak të detyrës”, të punonjësit të policisë në momentin e arrestimit të tij.

Më 10 prill 2020, teksa ishte në kërkim për akuzën e vrasjes, Orges Bilbili u plagos me armë zjarri nga një punonjës policie. Ngjarja ndodhi në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Bilbili u qëllua pasi dyshohet se i drejtoi pistoletën policit që deshi ta ndalojë për t’i verifikuar lejen e lëvizjes në ditë karantine, pa ditur se kishte të bënte me një të kërkuar.

30 vjeçari, është i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës. Ai është duke u gjykuar edhe nga GJKKO për vrasjen e dyfishtë që tronditi Lushnjen rreth katër vite më parë. Ai fyshohet se sëbashku me Laert Haxhiun dhe Anterio Kareshin.

Haxhiu, Bilbili dhe Kaloshi akuzohen si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017 në Lushnjë, por u shpëtoi shqnjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Leshnjes në vitet ’97. Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re