Temperaturat e larta këto ditë tetori duket se po japin impakt negativ në fushën e bujqësisë.

Specialisti i bujqësisë, pranë qendrës së transferimit të teknologjive bujqësore në Lushnje, Përparim Arapi, temperaturat e larta ndikuar drejtpërdrejt që prodhimet të jenë më të shpejta nga koha e parashikuar, duke bërë që të kemi një mbiprodhim në treg.

Por a janë në gjendje fermerët për t’i mbrojtur tani këto bimë? Në fshatin Toshkëz, kjo familje fermere ka investuar miliona lekë të marra kredi për të ndërtuar këtë serrë.

Përballë kësaj situate, nëse ata nuk vadisin serrat me ujë prodhimi do të prishet dhe dëmi për këta fermerë do të jetë i pashmangshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re