Vendi ynë u ndikua sot pritet te ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

 

Moti pritet te jete i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje dhe zonën e jugut vranësirat hera-herës deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore – malore të zonës së jugut u shoqëruan me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave.

 

Hera-herës dhe në mënyrë të izoluar këto reshje do te jene në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me bresër dhe rrufe.

 

Era do te fryje me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare erë me rrahje dhe shpejtësi deri në 7-9m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.              

 

Temperaturat parashikohen:      në zona malore 11 deri 30°C ,    në zona e ulëta 16 deri 34°C  dhe në zona bregdetare 18 deri 33°C.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re