Bota shënoi një nga javët më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në këtë periudhë, por meteorologët parashikojnë se temperaturat do të rriten edhe më shumë gjatë javës së ardhshme.

 

Europa Jugore do të vazhdojë të përkeqësohet, pasi parashikuesit nuk po shohin asnjë shenjë zbutjeje, ndërsa Italia, Greqia e Spanja janë vendet më të prekura. Në këto shtete për shkak te temperaturave ekstreme janë marrë masa, janë lëshuar paralajmërime për qytetarët e janë mbyllur edhe disa nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët.

 

Në ishullin spanjoll “La palma” janë evakuuar mbi 2000 banorë e janë shkrumbuar dhjetëra shtëpi për shkak të flakëve.

 

Kroacia gjithashtu, po përballet me zjarre të mëdha e mijëra hektarë toka të djegura.

 

Edhe disa pjesë të Shteteve të Bashkuara pritet të regjistrojnë temperatura rekord gjatë javës së ardhshme. Rreth 113 milionë njerëz janë paralajmëruar për rreziqet e të nxehtit, nga Florida Kalifornia deri në Uashington. Të shtunën, në Feniks të Arizonës temperaturat arritën në 48 gradë Celsius.

 

Shkencëtarët paralajmërojnë se një valë rekord e të nxehtit do të jetë e rrezikshme e me pasoja të thella.

 

Më shumë se 61,000 njerëz vlerësohet të kenë vdekur, si rezultat i temperaturave të larta që mbërthyen Evropën verën e kaluar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re