Gadishulli Iberik po përjeton një valë të nxehti këtë fundjavë me temperatura deri në 45 gradë Celsius.

Në Portugali janë shënuar rastet e para të flakëve duke djegur 1000 hektarë në jug të vendit, ndërsa në Spanjë ka dhe viktima, tre sosh.

Ajri i nxehtë që vjen nga Afrika po sjell në gadishullin Iberik dhe pluhurin nga Sahara.

Në Lisbonë, fushat e lojrave për fëmijë u mbyllën, ndërsa bashkia u siguroi hije njerëzve të pastrehë.

Por dhe në vende të tjera europiane situata nuk është hiç më e mirë për shkak të të nxehtit. Ekspertët pohojnë se toka është ndezur sikur temperatura e ajrit të jenë 50 dhe jo 34 gradë Celsius.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re