Greqia jugore vijon të jetë e kërcënuar nga zjarret, që sot janë shfaqur edhe në ishullin e Rodos.

 

Po ashtu zjarrfikësit po luftojnë  në ditën e tretë radhazi në periferi të Athinës. Autoritetet punuan gjatë gjithë natës për të mbajtur zjarrin nën kontroll, larg një kompleksi rafinerish bregdetare.

 

Në ndihmë të zjarrëfikësve, Franca dhe Italia dërguan katër avionë që po punojnë për shuarjen e vatrave.

 

Zjarri, i cili shpërtheu të hënën në rajonin e Dhervenohoria, rreth 30 km në veri të Athinës, u përhap me shpejtësi nga erërat e forta dhe arriti në Mandrra të martën, duke djegur shtëpi dhe duke detyruar njerëzit të largohen nga zona.

 

Si pasojë zjarrit në një pyll në vendpushimin bregdetar të Loutraki-t, u evakuuan 1 mijë e 200 fëmijë nga kampet e pushimeve.

 

Me zjarre masive po përballet dhe Spanja. Në Ishujt Kanarie, rreth 400 zjarrfikës po luftojnë me flakët që deri më tani kanë shkatërruar 3 mijë e 500 hektarë pyll dhe ka detyruar 4 mijë banorë të largohen. Autoritetet kanë paralajmëruar  banorët të mbajnë maska mbrojtëse jashtë për shkak të ndotjes së ajrit.

 

Temperaturat janë përveluese edhe në Itali, ku është dhënë alarme për mot të nxehtë në mbi 10 qytete. I nxehti kanë përfshirë edhe pjesë të tjera të globit, përfshirë SHBA-në dhe Kinën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re