Kreu i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj thotë se i nxehti është problemi më i madh ditëve të fundit në vendin tonë.

Në një intervistë për ABC News, Brataj u shpreh se janë shtuar thirrjet drejt urgjencës.

Brataj shtoi se kjo periudhë shoqërohet me gjendje të fikti, ku në muajin korrik, janë regjistruar mbi 100 raste çdo ditë.

“Sigurisht që të nxehtit është një problem shumë i madh. Për si urgjencë, edhe plazhet janë problem shumë i madh, sepse ka një përqëndrim shumë të madh njerëzish. Marrja e masave ka të bëjë çdo vit me analizën e të dhënave, analizën e problemeve dhe si mund të parandalohen ato. Çdo vit, ne shohim vendet ku ndodh më shumë, numrin e thirrjeve, numrin e qendrave shëndetësore, autoambulancave dhe infrastrukturës. Problemi më i shpeshtë këto dy javë, sigurisht që ishte të nxehtit, temperaturat e larta, lagështia e ajrit dhe thirrjet kryesisht ishin për ato. Ne bëmë një analizë të të dhënave, te 1600 thirrje, shndërrohen në 400 vizita në ditë dhe 150 konsulta mjekësore. Ka më shumë nga personat me probleme kronike që u shfaqen më shpejt këtë sezon.

Kjo periudhë është e lidhur gjendjen e orientuar, konfuzionale, lipotimit, apo të fiktit në gjuhën e popullit. Ka një rritje të numrit të tyre. Nga 70 në janar, arriti në 90 në qershor. Ndërsa korriku, 114 në ditë, raste të lidhura me të nxehtin”, theksoi ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re