Me stinën e verës janë shtuar edhe problemet shëndetësore të fëmijëve.

 

Mjeku pediatër në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, Bektash Mandri tregon se problemet kryesore janë temperatura e lartë që shkon deri në 40 gradë, ftohja, diarreja dhe dhimbjet e barkut.

 

Megjithatë, ai nënvizon se situata paraqitet e stabilizuar.

 

Pediatri Mandri thotë se 2 nga 10 fëmijë që paraqiten janë me covid. Në lidhje me këtë, ai shton se prindërit nuk janë të kujdesshëm gjatë vizitave dhe nuk respektojnë asnjë masë anticovid, ndonëse e dinë që fëmijët e tyre janë të prekur.

 

Mjeku pediatër Bektash Mandri apelon që të tregohet kujdes në këto ditë të nxehta.

 

Ai kërkon që fëmijët të hidratohen, të mos dalin në orët e pikut të vapës, duke nisur nga ora 10 deri në orën 15, dhe insiston qe të mos dalin nga shtëpia pa krem me faktor të lartë mbrojtës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re