Prej ditësh Shqipëria po përjeton temperatura ekstreme, si pasojë e një vale të nxehti që ka përfshirë gjithë Evropën.  Të sëmurët kardiakë janë më të rrezikuarit nga temperaturat e larta.

“Shenjat më të shpeshta që përjetojnë pacientët kardiakë janë hipertensioni, rrahjet e shpeshta, në këtë periudhë shihet një rritje e numrit të infarkteve të zemrës. Pacientët që janë me ngushtime koronare mund të pësojnë infarkte gjatë kësaj periudhe”.

Dr. Edjon Hajro, mjek kardiolog ne Spitalin Amerikan 3 këshillon pacientet që vuajnë nga sëmundjet e zemrës të konsultohen me mjekun përpara se të shkojnë në plazh.

“Gjatë kësaj periudhe nuk rekomamndohet shumë që pacientët kardiakë të shkojnë në plazh. Normalisht jo të gjithë. Por të gjithë pacientët që kanë një diagnozë duhet të bëjnë patjetër një vizitë me mjekun kardiolog. Të përcaktohet bashkë me mjekunn ëse ata duhet të shkojnë apo jo në plazh”.

Mjeku sugjeron gjithashtu qytetarët që të shmangin ekspozimin në diell në orët e pikut si dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.

“Duhet patjetër të shmangin orarin 10.00 me 17:00, duhet të pijnw mbi 2 litra ujë, duhet të vishemi me rroba të gjera, të vendosen kapelet, syzet dhe duhet lyer me krem dielli. Ushqimet duhet të kemi kujdes me to, të yndyrshmet janë të ndaluara”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re