Të sëmurët kronikë, moshat e treta, si dhe fëmijët e vegjël rezultojnë të jenë ndër grupet që kanë pasur më shumë nevojë për ndërhyrjen e bluzave të bardha për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga vala e të nxehtit që ka mbërthyer vendin prej disa ditesh.
DRITAN ULQINAKU
EKSPERT I SHËNDETIT PUBLIK
“Ka një fluks të rritur edhe të qytetarët edhe të turistëve dhe kjo mund të vij si pasojë e të nxehtit apo numri i rritur i popullates aktuale në vendin tonë. Mosha e tretë është një moshë që duhet të ruhet shumë, sidomos mbi orën 10.30 paradite deri në orën 18.00 të evidentohen në mënyrë maksimale të ecurit në rrugë pa cadër dhe mundësisht të qëndrojmë në ambiente të freskëta, në kafe në qendra tregtare. Kategoria e femijeve qe po ashtu duket ti evidentojne temperaturat e larta, nga djegiet sepse mudn te jene shumë të rënda sa i përket shëndetit të tyre. Dhe sidomos kategoria 0-1 vjec sepse lekura e tyre është shumë e ndjeshme dhe nuk duhet të ekspozohet në këto temperatura.
Me rritjen e ndjeshme të temperaturave ekspertët e shëndetit publik bëjnë apel për kujdes të shtuar sidomos për personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe veshkave.
“Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, që janë me tension, sëmundjet e veshkave etj, kategori aq duhet të jetë shumë e kujdesshme sesa kategoritë e tjera. Është një crregullim i përgjithshëm i trupit tonë dhe personat normal duhet të kenë ato balancat, pra kemi një humbje të lëngjeve, të kripës dhe këto ndikojnë drejtpërdrejt në muskujt, duke filluar nga zemra.”
Specialistët e ISHP-së rekomandojnë të konsumohet sa më shumë ujë, të shmangen konsumimi i alkoolit dhe pijeve me kafeinë, të mbahet freskët shtëpia si dhe të shmanget qëndrimi në hapësirat e mbyllura.