Shumë personazhe të show-bizzit u bënë bashkë në peticionin ndaj kompaninë Apple. Kompania Apple ka fshirë kufirin ndarës të Republikës së Kosovës me Serbinë, në hartën e saj, duke i përfshirë në një shtet të vetëm.

Kjo ka ngjallur shumë debat për shqiptarët e Kosovës, të cilët e konsiderojnë të papranueshme këtë. Reagimi i radhës ka ardhur nga aktori mjaft i dashur për publikun shqiptar, Florjan Binaj.

“Nuk është vetëm Apple që nuk e njeh Kosovën, ka shumë aplikacione dhe programe që nuk e njohin siç është rasti i programit Waze(si tipi i google maps) që sapo kalon Kuksin, sips Waze, fillon Serbia… Yahoo.it e njeh më në fund, ndërsa Google i nxjerr hartat sipas interesave te shteteve në varësi nga shteti që lidhesh me internet…

Beteja për njohjen e Kosovës nuk bëhet vetëm nëpër zyra me ministra por edhe me CEO-t e aplikacioneve më të njohura!!!”, shkruan ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re