Ka nisur me tensione protesta e qytetarëve të Vlorës, ndërsa qyteti ndodhet sot në ditën e pestë pa ujë.
Banorët kanë tentuar të futen në godinën e Bashkisë.
“Duam ujë o maskarenj o të degjeneruar, pa ujë nuk ka jetë. Kemi 5 ditë pa ujë. Po zihemi me fëmijët. Duan të lahen. Po vjen 2026 dhe ne jemi pa ujë, t’u vijë turp makarenj. Ju kemi zgjedhur me vota. I paçit haram votat tona. Ngrihuni si në 1997”, shprehen ata.
Me bidonë në duar dhe duke u rënë dyerve të Bashkisë, qytetarët kanë kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë Brunilda Mersini.
