Kryeministri Edi Rama deklaroi në Vlorë se aeroporti do të ndërtohet, por ishte pandemia që e ndali procesin. Ndërkohë nuk i kurseu lëvdatat për PS dhe thumboi sërish opozitën duke thënë se janë shalqinj me provë dhe kanë vërtetuar se janë kunguj kur e kanë pasur pushtetin.

“Arsyeja e vonesës së procesit nuk lidhet me ne. Pandemia na detyroi ta ndalojmë këtë proces për shkak se ishte e pamundur që të vinte njeri për të aplikuar. Kemi vazhduar çdo ditë përpjekjet për ta rihapur procesin. Gara ndërkombëtare do hapet aty ku është lënë dhe aeroporti i Vlorës do ndërtohet, kjo nuk diskutohet. Edhe sikur disa të dyshojnë, shanset që të bëhet aeroporti të bëhet janë më shumë me ne apo me Leskon e Lulin? Ajo që ju keni hall dhe keni dëshirë të ndodhë janë më shumë me Monikën, Saliun e Lulin apo me PS? Ne nuk jemi më të mirët që mund të gjenden, patjetër kemi të meta plot, kemi boshllëqe, por më të mirë se ne për këtë punë nuik ka dhe nuk do ketë edhe për shumë kohë.

Sot që flasim, ata që pretendojnë se janë më të mirë se ne janë shalqinj me provë. Kunguj kanë dalë të tërë kur kanë pasur atë që kërkojnë të rimarrin prap. Jam i bindur plotësisht se ditë pas dite, njerëzit që janë në mëdyshje apo që thonë sot se nuk dua të votojmë, nuk ka mëdyshje. Është shumë e lehtë të bësh gola në shkallët e stadiumit, por të bësh kompetentin në fushë është e vështirë. Sidoqoftë është e hapur, bujrum të gjithëve”, deklaroi Rama.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re