Qeveria izraelite ka konfirmuar se ndalimi i trafikut ajror të pasagjerëve do të hyjë në fuqi të hënën në mesnatë me kohën lokale, e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të janarit.

Qëllimi i kësaj mase është të parandalojë përhapjen e virusit corona dhe do të jetë e vlefshme për linjat ajrore të huaja dhe ato izraelite, raporton e përditshmja Haaretz nga Tel Aviv.

“Ne ishim të parët në botë që futëm një masë të tillë. Asnjë vend nuk ka bërë atë që kemi ndërmend të bëjmë, vulosjen hermetikisht të vendit tonë,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Pasi qeveria të ketë miratuar këtë masë, ajo duhet të konfirmohet në Knesset, në komitetet për çështjet ekonomike dhe për çështjet kushtetuese dhe ligjore.

Izraeli sot zgjeroi fushatën e tij të vaksinimit kundër COVID-19, duke përfshirë adoleshentë të moshës 16 deri në 18 vjeç, në mënyrë që t’u mundësojë atyre të marrin pjesë në provimet e shkollës.

Izraeli ka nivelin më të shpejtë të vaksinimit në botë.

Me importet e rregullta të vaksinave Pfizer, Izraeli ka vaksinuar më shumë se 25 përqind të nëntë milion banorëve të tij me të paktën një dozë vaksine që nga 19 dhjetori, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re