Talat Xhaferi, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut ka treguar më me detaje takimin me presidentin ukrainas, Zelensky.

I ftuar në emisionin Opinion, Xhaferi foli për anën emocionale të Zelenskyt duke e cilësuar si një person shumë të qëndrueshëm dhe të qetë në vendimmarrje, i cili sipas kryetarit të parlamentit të RMV-së nuk rrezatonte asnjë shqetësim.

Talat Xhaferi: Takimi me presidentin Zelensky fillimisht nuk ishte i konfirmuar për arsye sigurie. Takimi i parë ishte me përfaqësuesit e parlamentit, na u bashkangjit në udhëtim dhe kryetari i parlamentit. Vëzhguam situatën në Bucha, prej aty jemi kthyer në Kiev. Kongresi kishte për qëllim çështjen jo vetëm atë të luftës, por parashikimet se çfarë duhej bërë pas luftës. Bëhej vlerësimi në luftë, në njerëz dhe vlerësimet e duhura.

Blendi Fevziu: Si dukej Zelensky?

Talat Xhaferi: Tregonte që ke të bësh me një person të qëndrueshëm dhe të qetë në vendimmarrje, nuk rezatonte asnjë lloj shqetësimi, alarmi. Në konktestin e situatës, është e nevojshme që udhëheqësia të reflektojë qëndrueshmëri dhe që populli të ketë besimin e duhur. Ai i plotësonte të gjitha këto elemente.

Blendi Fevziu: Patët ndonjë moment frikë?

Talat Xhaferi: Ajo menaxhohet kur bëhet planifikimi për të shkuar në atë lloj zone, frika ekziston në çdo qenie. Kur bëhet planifikimi, kjo është e kontrolluar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb