Ka nisur në ambientet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit seanca dëgjimore për prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i cili ndodhet në burgun 313 në Tiranë, pas arrestimit për akuzën e korrupsionit.

Në nisje të seancës relatorja e çështjes tha se Hasa është njoftuar për seancën dëgjimore, por ai nuk ka shkuar gjatë ditës së sotme, dhe as ka çuar ndonjë përfaqëues të tij ligjor.

Gjatë ditës së djeshme drejtoria e burgjeve tha se ishte njohur me kërkesën e KPK-së për shoqërimin e Hasës, dhe shprehu gadishmërinë që prokurori të ishte në seancën dëgjimore.

Ndërkohë sot, për arsye që nuk u bën me dije as nga relatorja e çështjes, Hasa nuk ka qenë i pranishëm në sallë me vullnet të lirë, dhe as avokati i tij.

Prokurori i Sarandës u arrestua nën akuzën e korrupsionit, me pretendimin se kishte marrë para për të pushuar një çështje.

Ndërkohë që seanca në KPK po vijon, edhe pse Hasa nuk ka përfaqësues.

Ndërkohë që KPK pas hetimit mbi pasurinë e Hasës, ka vënë re probleme me burimin e të ardhurave si dhe mospërputhje në deklarime.

KPK: Vlerësimi i pasurisë ku konstatohet se deklarimi nuk është i saktë, nuk ka burime financiare, ka kryer deklarim të rremë. Është bërë objekt i deklarimit të pasurisë në vitin 2004. Një apartament në Kavajë të cilin e lKa shitur, e ka deklaruar të shitur në shumën 1 mln e 500  mijë lekë në 1998.

Mungesë dokumentacioni për ndërtimin e një karabinaje. Nuk justifikon 900 mijë lekë. Ka deklaruar truall 500 m2, për 400 mijë lekë në 1998, që është materializuar në vitin 2001. Ka mospërputhje në deklarimet për shitjen e pasurisë karabina, duke deklaruar vetëm shitjen e sipërfaqen e pronës. Komisioni konstatoi mungesë leje ndërtimi dhe dokumentacioni.

Në analizën financiare ndërtimi në fjalë është blerësuar në vlerën 3 mln e 600 mijë lekë, ndërsa subjekti e ka deklaruar në 2 mln lekë.

Është i dyshimtë mos deklarimi i ndërtesës dhe shitblerja e saj pasi ka mospërputhje në deklarata. Mungesë dukomentacioni për shumën 2.5 lekë me të cilën deklaron se e ka shitur. 180 m2 sipërfaqja e karabinasë pa dokumentacion që justifikon burimet financiare. Apartament me sip 163m2 në Durrës, sipas kontratës janë paguar pjesërisht me afat përfundimi shlyerje në vitin 2001 për të cilin ka paguar 44 mijë dollarë amerikan. Mbetet e paqartë periudha e shlyerjes së kësaj shumë. Ka mungesë destinacioni.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re