Danimarka është vendi i parë evropian që vendosi të hapë shkollat fillore, duke lehtësuar kështu masat kufizuese ndaj Covid-19.

Sipas medieve të huaja, çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore mirëpritën nxënësit që u kthyen dje, të cilët qëndruan 2 metra larg njëri-tjetrit, për të ruajtur rregullat e distancës sociale.

Shkolla ishte mbyllur që nga 12 marsi në përpjekje për të frenuar numrin në rritje të vendit të rasteve të koronavirusit.

Në fillim të prillit, qeveria e vendit njoftoi se shkollat do të rihapeshin “me kushtin që të gjithë të mbajnë distancën e tyre dhe të pastrojnë duart”.

Ndërkohë, disa prindër kanë kundërshtuar rihapjen e shkollave, duke përmendur shqetësimet shëndetësore me një peticion që ka mbledhur rreth 18,000 nënshkrime.

Studentët e shkollave të mesme dhe të shkollave të larta të Danimarkës do të vazhdojnë të mësojnë nga distanca. Ata pritet të kthehen në klasë në 10 maj.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re