I parkuar në oborrin e banesës, tritol makinës së 39-vjeçarit në Tiranë

Një automjeti në Selitë të Vogël në Tiranë i është vendosur lëndë plasëse, tritol.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20.

Dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit me inicialet D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij.

Fatmirësisht, ka patur vetëm dëme materiale.

Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, njofton policia.